E arta olimpike, Nora Gjakova e ka nisur aventurën në World Judo Masters në mënyrën më të mirë.
Në kuadër të kategorisë deri në 57 kilogramë, Gjakova e ka mposhtur xhudisten italiane, Thauany David Capanni Dias.
Gjakova e fitoi ndeshjen ndaj xhudistes italiane me Ippon.
Në raundin e radhës, Gjakova do të përballet me xhudisten franceze, Priscilla Gneto.
Kujtojmë që në World Judo Master garojnë vetëm 36 xhudistët më të mirë në ranglistën botërore nga të gjitha kategoritë.