UBT News

Gjakova kalon në raundin e dytë të Grand Slam Abu Dhabi

Ekipi kosovar i xhudos po merr pjesë në Grand Slam Abu Dhabi, ku tre xhudiste po e përfaqësojnë Kosovën në këtë garë në Emiratet e Bashkuara.

Në kuadër të kategorisë deri në 57 kilogramë, sot po lufton xhudistja Nora Gjakova, e cila tani ka arritur të kalojë në raundin e dytë të këtij Grand Slami.

Në raundin e parë, e arta olimpike e mposhti xhudisten nga Republika e Koresë, Yuna Shin.

Nora Gjakova në raundin e dytë do të përballet me xhudisten nga Holanda, Pleuni Cornelisse.   

Exit mobile version