Xhudisti ynë, Akil Gjakova po kalon një ditë fantastike, pasi që ka arritur ta prek gjysmëfinalen e Grand Slam-it që po mbahet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Në kuadër të kategorisë deri në 73 kilogramë, Gjakova mposhti në çerekfinale xhudistin amerikan, Jack Yonezuka.
Ndërkaq, deri te gjysmëfinalja, Akili në raundin e parë e mposhti xhudistin nga Bahamas, Andrew Munnings, kurse në raundin e dytë fitoi ndaj finlandezit, Valtteri Olin.
Gjakova vazhdoi me fitore edhe në raundin e tretë, duke e mposhtur xhudistin nga Kazakistani, Zhansay Smagulov.
Në çerekfinale, Gjakova e mposhti amerikanin, Jack Yonezuka.
Tani, në gjysmëfinale xhudisti ynë do të luftojë kundër xhudistit nga Kazakistani, Daniyar Shamshayev.