UBT News

Gjakova fiton medaljen e argjendtë në Grand Slam në Kazakistan

Një tjetër medalje i është shtuar Kosovës nga garat ndërkombëtare të xhudos, përkatësisht në Grand Slamin e Kazakistanit.

Nora Gjakova është stolisur me medaljen e argjendtë në këtë Grand Slam, pasi që në luftën për medaljen e artë u mposht nga xhudistja franceze, Sarah Leonie Cysique.

Deri në finale, në kuadër të kategorisë deri në 57 kilogramë, Gjakova shënoi katër fitore, ku njërën e kishte pa luftë.

Në raundin e parë Gjakova ishte e lirë, kurse në raundin e dytë ajo mposhti me Ippon, garuesen nga Letonia, Anastasija Sokirjanska. Nora në çerekfinale mposhti me Ippon edhe polaken, Julia Kowalczyk.

Në gjysmëfinale garuesja jonë mposhti me tri dënime për Ippon, holandezen, Julie Beurskens, kurse në finale u ndaj nga francezja, Sarah Leonie Cysique.

Gjakova fitoi edhe 700 pikë olimpike për Paris 2024.

Exit mobile version