Xhudistja jonë, Nora Gjakova është mposhtur në çerekfinalen e Kampionatit Evropian të xhudos për senior.
Në kuadër të kategorisë deri në 57 kilogramë, Gjakova ka pësuar humbje në çerekfinale të kësaj gare nga xhudistja gjermane, Pauline Stark.
Në raundin e parë, Nora kaloi pa luftë, në të dytin e mposhti xhudisten polake, Arleta Podolak, kurse në çerekfinale pësoi humbje nga Pauline Stark.
Tani, Gjakova do ta vazhdojë garën në repesazh, ku do të luftojë për medaljen e bronztë.