UBT News

Givenchy kritikohet për gjerdanin me lak në Javën e Modës në Paris

Shtëpia e Modës në Francë, Givenchy u kritikua masi modelet vendosën gjerdane në formë laku në pasarelë në Javën e Modës në Paris.

Tri modele vendosën këtë aksesor në koleksionin e ri pranverë-verë të markës Givenchy.

Drejtori krijues, Matthew Williams e zgjodhi këtë gjerdan për këtë pasarelë. Ai i tha revistës “Vogue” se këto copëza “ishin të punuara mjeshtërisht dhe komplekse” dhe u krijuan me artistin amerikan, Josh Smith, kurse u inspiruan nga pikturat e Grim Reaper.

Givenchy ende nuk ka dalë me reagim pas kritikave./UBTNews

Exit mobile version