UBT News

Gisele Bündchen nuk do të rikthehet në pasarelë

Supermodelja braziliane, Gisele Bündchen, është e lumtur që e ka lënë ecjen në pistë pjesë të së kaluarës.

42 vjeçarja u largua nga pasarela në vitin 2015 për të kaluar kohë në Boston me bashkëshortin e saj, Tom Brady – duke u kthyer vetëm një herë, për të përfaqësuar vendin e saj gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike 2016 në Rio de Zhaneiro.

Ish-engjëlli i Victoria’s Secret dhe kampioni shtatë herë në Super Bowl janë prindër të Benjamin 12 dhe Vivian, 9 vjeç. Ata tani jetojnë në Florida, ndërsa Brady luan për Tampa Bay Buccaneers.

Pavarësisht nëse Brady do të tërhiqet përgjithmonë nga sporti, Bündchen i tha Elle se ajo ka “zero dëshirë” për të filluar sërish modelimin në pasarelë.

“Më besoni, çdo vit [dizajnuesit] pyesin: ‘Të lutem, Gisele, ec në pasarelë’, tha ajo. Megjithatë, ajo do të vazhdojë të punojë vetëm në fotosesione.

“Është shumë e lehtë për mua të shkoj atje dhe të krijoj një personazh dhe ta luaj atë rol për ditën”, tha Bündchen për pozimin në xhirime. “Më nxit… ndihem e frymëzuar të shkoj dhe të krijoj gjëra më të bukura në botë në mënyra të ndryshme gjithashtu”.

Ajo foli gjithashtu lidhur me raportimet e fundit se rikthimi i Tom Brady-t nga pensionimi ka nxitur probleme në familjen e tyre.

“Ky është një sport shumë i dhunshëm dhe unë kam fëmijët e mi dhe do të doja që ai të ishte më i pranishëm”, i tha ajo Elle, duke shtuar,“Në fund të fundit, mendoj se të gjithë duhet të marrin një vendim që funksionon për [ata]. Ai gjithashtu duhet të ndjekë gëzimin e tij”.

Vazhdoi supermodelja, “Unë kam bërë pjesën time, që është [të] jem aty për [burrin tim]. U transferova në Boston dhe u fokusova në krijimin e një mjedisi të dashur për fëmijët e mi ku të rriteshin dhe të ishin atje duke e mbështetur atë dhe ëndrrat e tij”./UBTNews/

Exit mobile version