Sulmuesi i AC Milan Olivier Giroud është i fokusuar në triumfin në Serie A me “Rossonerët”, pasi që synon që të ketë sukses edhe në ligën italiane.
Giroud, i cili pasi që fitoi Ligën e Kampionëve me Chelsea sezonin e kaluar dhe u transferua te Milani, nuk ka fituar një titull të ligës që nga koha kur ishte në Ligën 1 të Francës me Montpellier në sezonin 2011/12, përcjell KosovaPress.
Milani, i cili nuk ka fituar “Scudetton” që nga viti 2011, këtë sezon ka pikë të barabarta me liderin e Serie A Napolin, ku ndeshjen e fundit e fitoi me rezultat 4:2 kundër skuadrës së Bolognas.
“Gjithmonë kam thënë që futbolli ka aventura të reja, dhe duhet që të jesh i gatshëm për ato të radhës. Disa nga keqardhjet e mija janë që nuk e kam fituar Kampionatin Evropian me Francën kundër Portugalisë, dhe që nuk ka fituar tituj të ligës me Arsenalin ose Chelsean”, tha Giroud.
“Ende kam shpresa që do të fitojë një tjetër titull të ligës me klubin tim të ri, dhe jam i fokusuar në këtë qëllim”, shtoi sulmuesi francez.
Që nga transferimi i tij te skuadra e Milanit nga Chelsea, Olivier Giroud ka regjistruar tre gola në tetë paraqitje për klubin e tij në të gjitha garat.