UBT News

Giroud do të qëndrojë në Chelsea deri në fund të sezonit

Sulmuesi qendror i skuadrës së Chelsea, Olivier Giroud do të qëndrojë deri në fund të sezonit tek skuadra londineze. Kështu të paktën raporton faqja më e madhe e informacioneve të sportit, Goal.com.

Sipas goal, Joe Cole ka thënë se Giroud do të detyrohet që ta respektojë kontratën e tij që e ka me Chelsean, që i bie se Frank Lampard do ta ketë në stol fituesin e kupës së botës, deri në fund të sezonit.

Joe Cole për talkSPORT tha: “Frank do të donte ta mbante atë dhe Chelsea janë në një pozitë ku nëse nuk duan që ai të shkojë, ai nuk duhet të shkojë, përderisa ka një kontratë”.

Olivier Giroud është i etur për të luajtur rregullisht në fazën e fundit të karrierës së tij, duke kërkuar minuta konkurruese, në mënyrë që të mbetet pjesë e planeve të Didier Deschamps, në kombëtaren franceze.

Chelsea ka shumë mundësi alternative për të zëvendësuar Giroud, siç janë, Timo Werner dhe Tammy Abraham, mirëpo Giroud mbetet një konkurrentë në fazën e fundit të sulmit, duke qenë shumë më i mirë fizikisht se të lartpërmendurit.

Ish-anësori i repartit defanziv, Joe Cole, ka thënë për talkSPORT, se francezi ka ende për të dhënë për Chelsean, që sipas tij do të jetë një vit i suksesshëm për klubin londinez.

“Unë mendoj se Giroud është një lojtar i klasit tjetër, dhe është masivisht është pjesë e rëndësishme e skuadrës”, ka thënë për talkSPORT, Joe Cole.

Dy sulmuesit tjerë të Chelseas, Timo Werner dhe Tammy Abraham, kanë treguar një sezon tejet mbresëlënës, javëve të fundit. Nënshkrimi që Chelsea e bëri verës me Ëerner, u mendua të ishte për pozitën e numrit 9, mirëpo me kalimin e kohës, ai ka zënë vendin e sulmuesit të krahut të majtë, teksa Abraham po luan në qendër, në atë që thirret si pozita e 9-shit./UBTNews

Exit mobile version