Fituesi i Kupës së Botës pritet të kaloj në “San Siro”.
Skuadra italiane AC Milan thuhet se është shumë pranë transferimit të sulmuesit të Chelseat Olivier Giroud, raporton “Gazzetta dello Sport”.
Sulmuesi francez nuk ka mundur ta gjejë vetën nën urdhrat e trajnerit të ri Thomas Tuchel, ku ky i fundit si duket nuk e ka në planet e tij Giroud, përcjell KosovaPress.
Spekulohet se destinacioni i radhës për 34 vjeçarin është Italia, me klubin e Milanit si favorit për të siguruar shërbimet e tij.
Sezonin që lamë pas, atë 2020/21, Giroud arriti që të bëj 31 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar gjithsej 11 gola për Chelsean.