Njëri nga kampionatet më të forta të futbollit evropian, ai spanjoll, i njohur si La Liga, po karakterizohet me një befasi e dorës së parë, së paku në këto shtatë xhirot e para të tij.
Është Girona, skuadra që ka befasuar të gjithë. Ajo ende nuk e ka pësuar asnjë humbje, derisa është liderë e tabelës në La Liga dhe ka një pikë më shumë se Real Madridi dhe dy më shumë se Barcelona.
Skuadra “e vogël” e nisi kampionatin me barazim 1-1 me Real Sociedadin, ndeshje pas së cilës erdhën gjashtë fitore radhazi duke mposhtur skuadrat: Getafe, Sevilla, Las Palmas, Granada, Majorka dhe Villareali.
E pikërisht përballja me Real Madridjn e vendit të dytë është sfida e radhës e Gironës që zhvillohet më 30 shtator, ndeshje e cila mund të jap konfirmime të rëndësishme për synimet e Gironas në këtë edicion.