UBT News

Giro d’Italia 2025: Suzuki zgjedhet motori zyrtar i garës!

Organizatorët e “Giro d’Italia 2025” kanë njoftuar se për këtë edicion të garës prestigjioze, çiklistët do të asistohen nga skuadra të pajisura me motorë Suzuki. Po ashtu, kamerat që do të përdoren për të kapur momente të garës në terren, do të montohen po ashtu në këto mjete.

Këtë javë u bë zyrtar edhe versioni i motorit Suzuki V-Strom 800DE, i cili do të jetë i lyer me ngjyrën rozë, ngjyra që përfaqëson fanellën e liderit të garës. Ky motor do të jetë pjesë e flotës që do të asistojë garuesit gjatë gjithë trajektes së 2025.

Për këtë ngjarje, Suzuki ka njoftuar se do të angazhojë një flotë prej 46 motorësh, që do të kontribuojnë në mbështetje të garës./UBTNews/

Exit mobile version