Trajneri i ri i Kosovës, Alain Giresse, ka hezituar të flas konkretisht se çfarë synon të arrijë në aventurën e tij si trajner i Kosovës.
Ai në konferencë për media deklaroi se nuk preferon që të bëjë parashikime pasi që sipas tij duhet pritur që të shihet se si do të zhvillohet puna në teren.
“Nuk ka njeri në botë që mund ta dijë paraprakisht se çfarë do të ndodhë. Ne duhet të zbresim në fushë dhe të shohim se si do të rrjedhin gjërat. Nuk e dimë as nëse jemi favorit në grupin e Ligës së Kombeve e as se a mund të kualifikohemi në Kampionatin Evropian”, deklaroi Giresse.
Giresse po ashtu zbuloi se kontrata e nënshkruar me Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) zgjatë deri në muajin nëntor të vitit 2023.