UBT News

Giresse publikon listën e lojtarëve për ndeshjet e shtatorit

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka publikuar listën e trajnerit Alain Giresse për ndeshjet e muajit shtator të kombëtares në kuadër të kualifikimeve në Ligën e Kombeve.

Giresse për ndeshjet kundër Irlandës së Veriut dhe kundër Qipros ka grumbulluar 26 futbollistë.

Risi në skuadër është rikthimi i mbrojtësit të krahut, Leart Paqarada, kurse trajneri francez ka ftuar edhe dy futbollistët e Ballkanit, Lindon Emërllahun dhe Lumbardh Dellovën si dhe futbollistin e Llapit, Ilir Krasniqin.

Stërvitja e parë e Dardanëve zhvillohet të hënën, më 19 shtator, nga ora 19:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”

Më 24 shtator Kosova zhvillon ndeshje si mysafire kundër Irlandës së Veriut, kurse më 27 shtator është vendase e Qipros në “Fadil Vokrri”.

Më poshtë mund ta gjeni listën e lojtarëve të ftuar nga Giresse.

Exit mobile version