Supermodelja amerikane Gigi Hadid ka bërë të ditur se vuan nga sindroma Imposter, që në gjuhën shqipe nënkupton “mashtrues”.
Në një intervistë për Vogue, supermodelja u shpreh se“Unë kam sindromën Imposter gjatë gjithë kohës”.
Gigi Hadid lansoi markën e saj, “Guest in Residence” muajin e kaluar. Në intervistë, ajo foli sesi lindi ideja e kësaj linje veshjesh dhe zbuloi edhe pasiguritë e saj. Edhe pse ka një karrierë mjaft të suksesshme modelingu, Gigi tha se do të ndihej “shumë më rehat” nëse do të punonte në një zyrë.
Ajo tha, “Nuk mund të jesh modele përgjithmonë. Unë isha kreative dhe aty pashë jetën time duke shkuar”. Modelja më pas shtoi se shtatzënia “më bëri të mendoj se sa më e vendosur do të ndihesha të kisha një punë në zyrë. Mund ta marr vajzën time atje me vete”./UBTNews/