Gigi Hadid reflektoi sinqerisht në përvojën e saj duke qenë shtatzënë gjatë pandemisë së koronavirusit dhe mënyrën se si po i afrohet edukimi i vajzës Khai.
Gazetari i i-D Osman Ahmed e pyeti Hadid për “si po i afrohesh prindërisë? Pra, shumica është instiktive” tha ai, duke shtuar se shumë prindër e mendojnë si do ta edukojnë fëmijët e tyre të racës së përzier.
Hadid u përgjigj gjatë, duke reflektuar në përvojën e saj në rritje në një familje multietnike. Nëna e Hadidit, Yolanda është holandeze, ndërsa babai, Mohamed është palestinez.
“Ne [dhe Zayn dhe unë] mendojmë për këtë dhe flasim shumë si partnerë dhe është diçka që është me të vërtetë e rëndësishme për ne, por është gjithashtu diçka që së pari e kemi provuar vetë,” filloi ajo. “Sepse të dy prindërit tanë janë trashëgimia e tyre. Ne jemi ajo gjenerata e parë e atyre racave të përziera […] Kjo nuk është diçka që prindërit e mi kanë provuar ose që ata mund të më ndihmojnë vërtet. Pra është diçka që e kam menduar gjithmonë tërë jetën time” tha ajo.
“Në situata të caktuara, unë ndiej – ose jam bërë të ndjej – se jam shumë e bardhë për të përkrahur trashëgiminë time arabe,” vazhdoi Hadid. “Ju e kaloni jetën duke u përpjekur të kuptoni se ku përshtateni racisht. A është e mjaftueshme ajo që jam, apo ajo që kam, për të bërë atë që mendoj se është e drejtë? […] A më lejohet të flas për këtë anë timen, apo jam duke folur për diçka që nuk e kam eksperiencuar mjaftueshëm aq sa ta di? E kuptoni se çfarë po them?” u shpreh Hadid.
“Unë mendoj se Khai do të rritet duke ndjerë mënyrën në të cilën mundet ose dëshiron të jetë një ‘urë’ për etnitë e saj të ndryshme,” tha Hadid. “Ajo që vjen nga ajo [Khai] është gjëja për të cilën unë jam më e ngazëllyer, dhe të jesh në gjendje ta shtoj atë ose t’i përgjigjem pyetjeve të saj, kupton?” përfundoi Hadid.
Gigi ende po vazhdon ta mbajë bijën e saj larg syrit të publikut.
(Përktheu dhe përshtati UBTNews)