“Unë kam një TikTok sekret, të cilin nuk e postoj dhe nuk ndjek askënd që njoh në të”, pranoi modelja gjatë një interviste për xhirimin e saj të kopertinës InStyle të marsit 2022.
“Unë jam një përgjuese” tha ajo me shaka teksa shtoi se e përdorë për videot e nënave dhe videot që tregojnë receta për dreka të fëmijëve.
Hadid, e cila ndan vajzën 1-vjeçare Khai me Zayn Malik, tha se ajo përdor aplikacionin edhe për të parë klipe mbi krimin e vërtetë që tregojnë histori për “vrasje, përndjekje, gjëra të tilla”.
Modelja gjen kënaqësi edhe në shikimin e videove ku gjërat pastrohen apo organizohen.
Gjatë gjithë intervistës, Hadid foli edhe për vajzën e saj duke thënë se “ajo është e mrekullueshme”, dhe duke vënë në pah që 1-vjeçarja është shumë e vetëdijshme./UBTNews/