UBT News

Gigi Hadid ndan një fotografi të rrallë të vajzës në ditëlindjen e 25-të të Bella Hadid

Bella Hadid festoi ditëlindjen e saj të 25-të me motrën e saj Gigi Hadid dhe vëllain e vogël Anwar duke dalë në New York City.

Një postim nga këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, shfaqte supermodelën Bella Hadid duke kërcyer një natë, pas një darke me familjen e saj. Por, para se të fillonin festimet, Gigi postoi një foto të ëmbël të supermodeles në shtëpi me mbesën e saj 1-vjeçare, Khai.

“Ne ju festojmë sot dhe çdo ditë”, shkroi Gigi.

Në fotografi Bella mban mbesën Khai në krahë, të dyja fytyrat e tyre të fshehura teksa shikojnë në një koleksion balonash, dhe atë që duket si një festë e mahnitshme.

Fotografitë e Khai janë të rralla, pasi Gigi beson se fëmijëve të njerëzve të famshëm duhet t’u ofrohet privatësia, si nga paparacët ashtu edhe nga prindërit./UBTNews/

Exit mobile version