UBT News

Gigi Hadid largohet nga Twitter, shkak ardhja e Elon Musk në krye të platformës

Modelja e njohur, Gigi Hadid, njoftoi se po largohet nga Twitter pasi në krye të kësaj platforme ka ardhur Elon Musk, duke e quajtur platformën një “vend urrejtjeje dhe fanatizmi”.

“Për një kohë të gjatë, por veçanërisht me udhëheqjen e tij të re. Po bëhet gjithnjë e më shumë një gropë e urrejtjes dhe fanatizmit dhe nuk është një vend ku dua të jem pjesë e tij”, shkroi Hadid për Musk.

Twitter, njoftoi se një numër i madh i punëtorëve nuk janë më pjesë e kompanisë të premten, duke e parë si një hap i nevojshëm për të siguruar suksesin e mëtejshëm./UBTNews/

Exit mobile version