UBT News

Gigi Hadid flet për jetën me vajzën e saj Khai

Ndonëse shumë pak persona e dijnë se si duket vajza e Gigi Hadid dhe Zayn Malik pasi ajo nuk pëlqen ta ekspozojë në publik, vogëlushja Khai dihet se po i afrohet moshës dy vjeçare.

Khai ka lindur në shtator të vitit 2020, dhe ajo tani është rreth 18 muajshe.

Kur u pyet se çfarë vlerëson më shumë tek Khai, Hadid u përgjigj, “Ajo është shumë e zgjuar dhe është shumë e vetëdijshme. Ajo shikon gjithçka, ajo gjithmonë mëson, është gjithmonë në kërkim. Ajo është thjesht e mrekullueshme”.

Hadid foli gjithashtu se si ajo nuk ka në plan t’a bëjë vajzën e saj modele, siç ishte Gigi për Baby Guess dikur. “Jo… e dini, ajo do të bëjë atë që dëshiron të bëjë. Ajo mund të jetë një astronaute. Nuk e di”, u përgjigj ajo.

Ndonjëherë, Hadid është ende e befasuar nga fakti që ajo lindi një fëmijë.

Ajo e përfundoi intervistën duke treguar disa nga planet e saj të ardhshme të udhëtimit – dhe se si Khai do të marrë një hobi dimëror shumë shpejt. “Jam shumë e emocionuar që një ditë të shkoj në ski Khai, sepse mësova të bëj ski kur isha, për shembull, 2 vjeç” tha ajo. “Diku ku gjithmonë kam dashur të shkoj është Grenlanda; duket kaq bukur. Dhe Zelanda e Re do të ishte epike. Unë kam qenë në Japoni, por dua të shkoj prapë”./UBTNews/

Exit mobile version