Gerard Pique ka reaguar pas humbjes 3-0 nga Bayern Munich në Champions League.
Pas ndeshjes, Pique tha se Bayern ishin superior, por paralajmëron se ky vit pa Messin do të jetë shumë i vështirë.
“Është çfarë është. Tani jemi, kush jemi. Do vazhdojmë të garojmë deri në fund, edhe pse do jetë një vit i vështirë”.
“Ndeshja na mësoi se Bayern ishte superior, por lojtarë shumë të rinj kanë ardhur që do jenë e ardhmja”, deklaroi Pique.