Sulmuesi i Villarrealit, spanjolli Gerard Moreno është shpallur si lojtari më i mirë i sezonit 2020/21 në kuadër të Ligës së Evropës.
Moreno sezonin e kaluar e ndihmoi skuadrën e Villarrealit të shpallet kampion i Ligës së Evropës duke regjistruar shtatë gola në 12 ndeshje, përcjell KosovaPress.
Në finalen e sezonit të kaluar të kësaj gare, Moreno shënoi golin e zhbllokimit të rezultat kundër Manchester United, duke ia dhuruar epërsinë Villarrealit në minutën e 29’.