UBT News

Gérard Depardieu do të shesë në ankand koleksionin e tij të artit

Aktori më i njohur francez, Gérard Depardieu do të nxjerrë në shitje 250 vepra nga koleksioni i tij i artit të shekullit të 20-të në Hotel Drouot në Paris në fund të muajit shtator.

Fituesi i Golden Globe, i cili po përballet me një sërë akuzash për ngacmime, do të shesë pjesën më të madhe të koleksionit të tij, që pritet të kushtojë 3-5 milionë euro.

Në koleksion përfshihet edhe bronzi i Rodinit, artistit që ai portretizoi në një film përkrah Isabelle Adjanit, pesë vepra nga Calder dhe një pikturë nga Hans Hartung./UBTNews/

Exit mobile version