Gjykata e Apelit në Paris konfirmoi të enjten aktakuzën ndaj aktorit Gérard Depardieu për përdhunim dhe sulm seksual, pas ankesës së aktores Charlotte Arnould, njoftoi Prokurori i Përgjithshëm i Parisit, Rémy Heitz në një deklaratë për shtyp.
“Trupi gjykues konsideron kështu se në këtë faze ka indikacione serioze ose të përputhshme që justifikojnë se Gérard Depardieu është i paditur, për këto fakte që datojnë nga gushti i vitit 2018”, deklaroi Heitz.
Ylli 73-vjeçar i “Cyrano de Bergerac” dhe “Asterix and Obelix” ka kërkuar në maj të vitit 2021 të hidhen poshtë akuzat. Rasti u shqyrtua përsëri mbi këtë bazë në shkurt, dhe të enjten Heitz njoftoi se i është refuzuar kërkesa.
Rasti filloi gjatë verës së vitit 2018. Ankuesja Charlotte Arnould, e lindur në vitin 1995 dhe atë kohë 22-vjeçe, u paraqit në polici në Lambesc në Francën jugore në fund të gushtit të vitit 2018, duke pretenduar se ishte përdhunuar nga aktori, në rezidencën e tij në lagjen e gjashtë të Parisit./UBTNews/