UBT News

Gent Cakaj jep dorëheqje

Gent Cakaj, ministër në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, i ka ofruar kryeministrit, Edi Rama, dorëheqjen e parevokueshme dhe me efekt të menjëhershëm.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Cakaj nëpërmjet një postimi në profilin “Facebook”.

“Dëshiroj të ju njoftoj që sot, e martë, 29 dhjetor 2020, i kam paraqitur Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, dorëheqjen e parevokueshme dhe me efekt të menjëhershëm si Ministër në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë. Pas përfundimit me shumë sukses të kryesisë së OSBE-së, hapjes së negociatave për anëtarësim me BE-në, punës së jashtëzakonshme për të siguruar një ulëse në Këshillin e Sigurimit për 2022-2023, zbatimit të një sërë masash të pashembullta për ngritjen e faktorit shqiptar në Ballkanin Perëndimor, si dhe duke qenë se Shqipëria është në pragfushatë zgjedhore, ku unë nuk synoj të angazhohem si kandidat për deputet, konsideroj që kapitulli i shërbimit tim në krye të diplomacisë shqiptare është i përfunduar”, shkroi mes tjerash Cakaj në Facebook.

Për dorëheqjen e Cakajt ka njoftuar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një postimi në Twitter. Rama informon se në vend të tij është emëruar ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Të nderuar qytetarë, Dëshiroj të ju njoftoj që sot, e martë, 29 dhjetor 2020, i kam paraqitur Kryeministrit të…

Posted by Gent Cakaj on Tuesday, December 29, 2020

Exit mobile version