UBT News

Gënjeu se ndihmoi gjermanët në vërshime – gazetarja u kap duke u lyer me baltë

Një reportere e televizionit gjerman u pushua nga puna pasi u kap duke e lyer veten me baltë para se të bënte një reportash në një qytet të shkatërruar nga përmbytjet.

Susanna Ohlen, 39 vjeçare, u bë me baltë për të pretenduar se kishte ndihmuar për pastrim në Bad Munstereifel pas përmbytjeve që morrën jetën e të paktën 128 njerëzve në Gjermani.

RTL.de botoi një artikull të titulluar “Pastrimi pas përmbytjeve – Prezantuesja e RTL ndihmon në Bad Munstereifel”, që paraqiste Ohlen.

Ajo u kap pasi një shikues postoi videon në internet.

Kanali tha: “Qasja e reporteres tonë kundërshton qartë parimet gazetareske dhe standardet tona. Prandaj, ne e kemi pushuar nga puna”.

Pamjet tregojnë Ohlen me një këmishë blu, kapele dhe çizme, teksa përkulet dhe merr pak baltë dhe e lyejnë atë në rrobat e saj ndërsa ishte e rrethuar nga shtëpitë e dëmtuara nga përmbytjet dhe mbeturinat. Ajo pastaj përkulet për herë të dytë, kësaj here duke vendosur baltën në fytyrë.

Shikuesi mund të dëgjohet duke qeshur në sfond ndërsa kthehet përsëri për t’u përballur me ekipin e saj të kamerës.

Ohlen kishte punuar në RTL që nga viti 2008, transmeton Klankosova.tv.

Exit mobile version