UEFA ka deleguar gjyqtarin nga Kosova, Genc Nuza, për të gjykuar një ndeshje në fazën e grupeve të UEFA Conference League.
Ai do të jetë në krye të sfidës mes Lausann-Sport dhe Breidablik, që zhvillohet më 2 tetor 2025 nga ora 18:45, në stadiumin “Stade De La Tuilière” në Lausanne.
Nuzës do t’i asistojnë gjyqtarët anësorë Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, ndërsa gjyqtar i katërt është caktuar Erdall Zasella.
Në dhomën e VAR-it do të jenë Dardan Çaka si gjyqtar kryesor dhe Visar Kastrati si AVAR.
Ky delegim konsiderohet një tjetër dëshmi e profesionalizmit dhe besimit që UEFA ka në arbitrët nga Kosova, të cilët prej vitesh po përfaqësojnë me sukses futbollin kosovar në arenën ndërkombëtare.
FFK është shprehur e bindur se ata edhe kësaj radhe do ta përfaqësojnë me nder dhe dinjitet futbollin në arenën evropiane./S.K/KP/FFK