UBT News

Genc Hamiti zgjedhet “ylli i javës” në BKT Superligën e Kosovës

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare çdo javë e ndajnë çmimin për më të mirin e xhiros.

Në xhiron e 20-të “ylli i javës” u zgjodh mesfushori i Drenicës, Genc Hamiti. Ai në ndeshjen kundër Dukagjinit asistoi dy herë për bashkëlojtarët e tij, duke kontribuar në fitoren 1 me 2 të ekipit kuq e zi.

Kjo fitore e pozicionoi Drenicën në vendin e pestë të tabelës me 27 pikë, tri pikë më shumë se Prishtina me të cilën do të përballet në xhiron e 21-të.

Në derbin e xhiros të 20-të mes FC Prishtinës dhe FC Ballkanit ishte edhe një “yll”, Ermal Krasniqi i Ballkanit në minutën e 89 fitoi penalltinë të cilën e shndërroi në goll dhe skuadra e tij ishte në avantazh 0-1. Kjo ia lehtësoi fitoren në minutat shtesë ekipit suharekas prej 0 me 2 duke e pozicionuar në vendin e parë në tabelë./UBTNews

Exit mobile version