Oriini Kaipara, është gruaja e parë me tatuazhin Maori në mjekër, e cila prezantoi lajmet kryesore të Newshub Live në Zelandë të Re të hënën.
Sipas Yahoo Sports, tatuazhi “moko kauae” që mbahet nga gratë Maori përfaqëson udhëheqjen dhe shërbimin që dikush i ka dhënë komunitetit të saj dhe familjes së gjerë të saj.
“Jam krenare për atë se sa larg kam arritur duke qenë në gjendje të ankoroj lajmet e orës 18:00”, tha Kaipara për Stuff. “Është padyshim një hap përpara. Nëse do të kishte një qëllim për mua, ai do të ishte ankorimi i lajmeve në kohën kryesore, dhe kjo ndodhi”.
Kaipara, një ish-regjisore dokumentarësh, është me prejardhje Tūhoe, Ngāti Awa, Tūwharetoa dhe Ngāti Rangitihi. Ajo shfaqi me krenari tatuazhin e saj dhe tregoi se dëshiron të frymëzojë të tjerët që të përqafojnë kulturën e tyre.
“Po hap terren të ri për ne si Maori, por edhe për njerëzit me ngjyrë. Pavarësisht nëse keni një tatuazh apo jo” shtoi ajo./UBTNews/