Edhe gazetarët që raportojnë çdo ditë për situatën e zjarreve në Greqi përfshihen në punën e zjarrfikësve duke i ndihmuar me aq sa kanë mundësi.
Këtë e bëri së fundmi gazetarja e ERT, Marina Demertzian, e cila po raportonte nga zjarri në Pefki kur ajo vuri re një kotele në një shtëpi të përfshirë nga flakët.
Ajo e largoi nga zjarri dhe nuk e lëshoi nga dora gjatë gjithë raportimit. Për disa ditë me radhë, Athina ka qenë e përfshirë nga flakët, të cilat kanë djegur edhe banesa e automjete.
Sipas specialistëve të ekonomisë janë tepër negative parashikimet për dëmet nga zjarret që duket se shkojnë mbi 500 milion euro.
Ndërsa hetohen shkaqet e këtyre zjarreve dhe tre persona janë nën hetim me akuzën e zjarrvënies, zyrtarët grekë gjithashtu fajësojnë për situatën ndryshimet e klimës dhe temperaturat e larta që zgjatën për gati 11 ditë. /tch/