Gazetarja e BBC-së, korrespondente në Moskë, Sarah Rainsford është dëbuar nga Rusia pasi sipas autoriteve të vendit, ajo është kërcënim i sigurisë kombëtare.
Madje Rainsford në shkrimin e saj të fundit ka thënë se derisa lexuesit ta shohin artikullin e saj ajo veçse do të kthehet në Angli, pasi po dëbohet nga ai shtet.
Gazetarja e BBC-së ka raportuar për më shumë se 20 vite në Moskë dhe dyshimet e saj i erdhën një vit më parë kur ministria e jashtme ruse filloi ti jepte viza afatshkurtra, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
“Në një moment më thanë se më ishte dhënë viza ime e fundit, para se zyrtari të pohonte se kishte gabuar”, tha ajo.
“Por më 10 gusht më çuan mënjanë në kontrollin e pasaportave në aeroportin Sheremetyevo të Moskës dhe më thanë se më kishin ndaluar Rusia nga shërbimi i sigurisë FSB-së”, shtoi Rainsford.
Ajo tha se askush nuk i dha asnjë sqarim pse po i ndalohej qëndrimi në Rusi, përveç se i thanë se ekstradimi i saj po bëhet vetëm për mbrojtjen e sigurisë së vendit.
Ajo tha se raportimin e fundit e kishte bërë për shtypjen e protestave masive kundër Aleksandër Lukashenkos.
“Aleati i ngushtë i Vladimir Putin ishte nikoqir i “bisedës” me shtypin dhe unë e shfrytëzova rastin për të pyetur sesi ai mund të qëndrojë si president pas torturave dhe burgosjeve të protestuesve paqësor”, tha gazetarja.
“Së pari, ai më akuzoi si propaganduese e perëndimit dhe pastaj mbështetësit e tij besnikë më rrethuan, drejtpërdrejt në televizionin Bjellorus”, shtoi ajo.
Gazetarja e BBC-së tha se Rusët i kishin shkruar Mbretërisë së Bashkuar duke i thënë se gazetarët e tyre janë të përfshirë në aktivitete anti-ruse.
Ajo tha se u ndalua në aeroportin e Rusisë dhe pas 12 orë pritje asaj ju dha leja që të hynte për herë të fundit në Moskë vetëm sa për të mbledhur gjërat e saj
“Rusia ka qenë një pjesë e madhe e jetës sime që kur udhëtova në Moskë në moshën 18 -vjeçare, kur BRSS u shpërbë. Unë e raportova drejtpërdrejtë për kaoset që ndodhën në Rusi, madje edhe luftërat. Gjatë kësaj kohe sa isha atje, vitet ishin shumë të vështira për shumë rusë, mirëpo ata edhe u bënë pjesë e shumë lirive dhe gëzimeve për vendin e tyre”, tha gazetarja Sarah Rainsford.
“Që nga zgjedhja e Vladimir Putin, 20 vjet më parë, unë kam raportuar nga Moska duke paraqitur erozionin e ngadalshëm të këtyre lirive, shtypjen në rritje të mospajtimit ndërsa Putin po manovron për të mbajtur pushtetin”, shtoi ajo.
Ajo tha se Ministria e Jashtme e Moskës thanë se nuk kanë asgjë personale me ta, vetëm se ishte hakmarrje dhe se sipas tyre ata nuk kanë njohuri se gazetarja e BBC-së është kërcënim për Rusinë.