Liverpool është më afër se kurrë për të bërë zyrtare nënshkrimin rekord të klubit me sulmuesin e Benficas, Darwin Nunez, pasi që gazetarët në Portugali po pretendojnë se tashmë kjo është një marrëveshje e përfunduar.
Në një zhvillim befasues, Liverpooli do të bëjë gjithçka për të zëvendësuar yllin Sadio Mane me 22-vjeçarin uruguaian, Nunez.
Nunez, i cili regjistroi 34 gola në 41 ndeshje për Benfican këtë sezon, pritet të bashkohet në një marrëveshje që do të thyejë rekordin ekzistues të transferimeve të Liverpoolit.
Një marrëveshje me vlerë mbi 99 milionë euro është raportuar gjerësisht, që është dukshëm më e lartë se 87 milionë euro të paguara drejt Southamptonit për të nënshkruar me kolosalin Virgil van Dijk.
Gazetarët David Ornstein dhe James Pearce nga “Athletic” raportuan dje se kushtet personale tashmë ishin rënë dakord me Nunez, ndërsa “ESPN” pretendoi se bisedimet midis Liverpoolit dhe Benficas ishin të avancuara.
Tani, gazetari portugez, Pedro Sepulveda, i cili është gjendet në qytetin e Lisbonës dhe punon për rrjetin televiziv “SIC Noticias”, e ka cilësuar marrëveshjen si të përfunduar, ku tani ka mbetur vetëm nënshkrimi përfundimtar nga Benfica.
Nunez raportohet se ka rënë dakord për një kontratë pesëvjeçare me Liverpoolin me vlerë gjashtë milionë euro, që është e barabartë me rreth 100 mijë euro në javë.