Një gazetar palestinez, Roshdi Sarraj, u vra si pasojë e një sulmi ajror të Izraelit në qytetin e Gazës, konfirmoi agjencia palestineze e lajmeve WAFA.
Sarraj ishte përkthyes për gazetarët e huaj në radion kombëtare franceze Radio France dhe po punonte me korrespondentë që nga maji i vitit 2021.
Edhe anëtarët e tjerë të familjes ishin të plagosur si pasojë e sulmit në qytetin e Gazës.
Sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, së paku 23 gazetarë janë vrarë në konfliktin Izrael-Hamas që nisi në fillim të tetorit. Tetë të tjerë janë plagosur dhe tre të tjerë raportohen të zhdukur./UBTNews/