Punëtorët e ndërtimit në një kantier ndërtimi në Gazën veriore kanë zbuluar 31 varre të epokës romake që datojnë nga shekulli i parë pas Krishtit, thanë të hënën grupi Hamas, përcjell UBT News.
Varret u zbuluan pranë qytetit të Beit Lahia ndërsa filloi puna në një zonë banimi të financuar nga Egjipti, pjesë e paketës së rindërtimit prej 500 milionë dollarësh që Kajro u zotua pas luftës 11-ditore në maj midis Izraelit dhe grupeve të armatosura në Rripin e Gazës.
Naji Sarhan, një zyrtar në Ministrinë e Punëve Publike të Gazës, konfirmoi gjetjen dhe tha se ka “prova se ka varre të tjera” në vend.
Puna ndërtimore është ndalur dhe disa teknikë nga Ministria e Antikiteteve dhe Turizmit të Gazës janë dërguar në vend për të kataloguar gurët e varreve dhe artefaktet, thanë zyrtarët.
Një teknik tha se varret besohej të ishin pjesë e një varreze të lidhur me një zonë romake aty pranë në Balakhiya./UBTNews/