Mesfushori i Barcelonës, Gavi ka arritur sot ta fitojë çmimin e Golden Boy apo ndryshe “Dajloshi i Artë” për vitin 2022.
Ky çmim e mbyll një javë të paharrueshme për mesfushorin 18-vjeçar, të cilit gjithashtu iu dorëzua trofeu “Kopa 2022” për lojtarin më të mirë nën 21 vjeç në ceremoninë e Topit të Artë të hënën.
Në garën për ta fituar këtë çmim, Gavi mposhti mesfushorin e Borussia Dortmundit, Jude Bellingham, atë të Bayernit, Jamal Musiala dhe bashkëlojtarin e tij te Barça, Pedrin.