UBT News

Gavi bën historinë me paraqitjen kundër Marokut

Momentalisht është duke u zhvilluar përballja tejet interesante mes Kombëtares së Marokut dhe asaj të Spanjës, ku rezultati vazhdon të jetë i barabartë 0:0.

Ndeshja është e vlefshme për fazën eliminatore të Kampionatit Botëror “Katar 2022”, ku të dy kombëtaret synojnë të njëjtën gjë, biletën drejt çerekfinales.

Të dy trajnerët e kanë filluar ndeshjen e sotme me lojtarët më të mirë në dispozicion, ku te Spanja mesfushori Gavi po vazhdon të ketë besimin e Luis Enriques.

Në fakt, Gavi tani është bërë lojtari më i ri (18 vjeç e 123 ditë) që është titullar në një ndeshje eliminatore në Kupën e Botës, që prej Peles (17 vjeç e 249 ditë) në finalen e Kupës së Botës së vitit 1958.

Exit mobile version