UBT News

​Gattuso: Rënia e Italisë është shqetësuese

Trajneri i Italisë, Gennaro Gattuso, e ka cilësuar “shqetësuese” disfatën 4-1 ndaj Norvegjisë në San Siro, humbjen e parë të tij në drejtimin e Azzurrëve. Italia pësoi një rënie drastike në pjesën e dytë, pas një paraqitjeje të mirë në pjesën e parë, ndërsa Gattuso pranoi se skuadra “u shkatërrua me shenjën e parë të vështirësisë”.

Duhet të marrim përgjegjësi. Nuk mund të humbasim një ndeshje të tillë në këtë mënyrë,” tha ai në konferencë për shtyp. Trajneri theksoi se problemi nuk ishte fizik, por mental, pasi ekipi humbi qartësinë dhe lëvizjet e duhura sapo Norvegjia mori kontrollin.

Gattuso tha se brishtësia psikologjike dhe mungesa e reagimit janë shqetësimi kryesor, sidomos duke pasur parasysh rrezikun që Italia të mungojë për herë të tretë radhazi në një Kupë Bote.

Ai pranoi se tifozët kishin të drejtë të fishkëllenin ekipin pas një performance të tillë: “Njerëzit e duan këtë skuadër, por fjalët nuk mjaftojnë më.”

Sa i përket të ardhmes, Gattuso kërkoi më shumë besim dhe më pak frikë nga gabimet. Për rikthimin e Federico Chiesas në mars, ai tha se do të flasin sërish dhe se gjithçka varet nga gjendja e lojtarit.

Italia duhet të përmirësojë reagimin dhe mentalitetin. Na dhanë një mësim të rëndë sot,” përfundoi trajneri./KP

Exit mobile version