UBT News

Gattuso po largohet, Napoli ka pesë emra në listë për ta zëvendësuar

Sipas gazetës Il Mattino, Napoli dhe Gennaro Gattuso do të ndajnë rrugët në fund të sezonit, ku presidenti i klubit Aurelio De Laurentiis ka filluar të mendojë për trajnerin e ri, ku ka pesë kandidatë në listë.

Azzurrët kanë tri pikë më pak se Atalanta që renditet në vendin e katërt në tabelën e Serie A, por me një ndeshje më pak që do ta zhvillojnë ndaj Juves.

Ata janë eliminuar nga Liga e Evropës dhe Kupa e Italisë dhe sipas disa raporteve të medieve në Itali, marrëdhënia midis Gennaro Gattusos dhe Aurelio De Laurentiis janë përkeqësuar.

Prandaj, fituesi i Kupës së Botës me Italinë do të ndajë rrugët me Napolin në fund të sezonit, kur edhe i skadon kontrata.

Gazeta Il Mattino konfirmon se Gattuso do të largohet nga “Stadio Maradona” në fund të edicionit aktual, ndërsa shton se pesë kandidatë janë në listën e Aurelio De Laurentiis.

Ish-trajnerët e Napolit, Rafael Benitez dhe Maurizio Sarri janë në listën e presidentit, megjithëse ish-trajneri i Juventusit thuhet se refuzoi një ofertë për t’u kthyer në Napoli që në janar.

Ivan Juric i Hellas Verona, Roberto De Zerbi i Sassuolo dhe Vincenzo Italiano i Spezias janë kandidatët e tjerë të mundshëm për punën e Napolit.

Exit mobile version