Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, Gennaro Gattuso po i kthehet punës së trajnerit.
Bëhet e ditur se Gattuso pritet që të bëhet trajneri i ri i Olympique Marseille.
Gattuso ishte pa punë që nga 30 janari i këtij viti, prej se u shkarkua nga skuadra spanjolle, Valencia.
Akordi verbal është arritur me trajnerin italian, dhe ai do të udhëtojë drejt Francës gjatë orëve në vazhdim me stafin e tij.