UBT News

Gattuso flet për Amir Rrahmanin dhe aktivizimin e tij

Trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso është shprehur i lumtur me fitoren e skuadrës së tij në minutën e fundit të ndeshjes si dhe ka komentuar paraqitjen e dobët të Amir Rrahmanit në ndeshjen e tij të parë si titullarë me fanellën e Napolit.

“Skuadra është e gjallë dhe lufton, por gjithmonë duhet të jemi në krye të detyrës pasi ne kemi objektiva të rëndësishëm,” tha Gattuso për “Sky Sport Italia.”

“Të Mërkurën kemi humbur një lojë të jashtëzakonshme me Spezian, kështu që ishte e vështirë këtu për t’u rikthyer në rrugën e duhur, por unë jam i kënaqur që morëm përsëri atë që deshëm.”

Amir Rrahmani ishte në ndeshjen e tij të parë për Napolin, por bëri një gabim trashanik duke i lejuar barazimin Udineses me një pasim të dobët drejt portierit të skuadrës së tij.

“Më vjen keq për Amirin, ai është një profesionist i shkëlqyeshëm, por ai po luftonte sot dhe unë duhej të merrja vendime. Ai do të ketë shansin e tij përsëri. Unë mendoj se duhet të heqim dorë nga rrëmujat në mediat sociale në ditët e sotme, sepse Napoli, Roma dhe Lazio janë vende të ngjashme, në atë që ne jemi vazhdimisht të rrethuar nga thashetheme, thashetheme, diskutime, shumë plehra fliten dhe ne duhet të injorojmë ato “, sqaroi në fund trajneri i Napolit.

Exit mobile version