UBT News

Gati stadiumi Mardan në Antalya për ndeshjen e Superkupës së Kosovës

Tashmë është gjithçka gati për ndeshjen e Superkupës së Kosovës ndërmjet Dritës dhe Prishtinës.

Për herë të parë, organizimi i ndeshjes së Superkupës do të bëhet jashtë vendit, më saktësisht në Antalya, në qendrën sportive Mardan.

Klubet janë të obliguara t’ju përmbahen masave antiCovid-19, që janë të caktuara me ligjet e autoriteteve turke, por sa i përket testit për koronavirus ekipeve do t’u vlejë testi me të cilin kanë hyrë në Turqi.

Ndeshja do të zhvillohet të shtunën (më 23 janar) në orën 14:00, sipas kohës lokale në Turqi (në ora 12 sipas kohës sonë).

Ndërkohë, Drita dhe Prishtina, njëjtë si disa ekipe të tjera kosovare, janë duke e kryer fazën përgatitore në Antalya.

Exit mobile version