27 nëntor të vitin 2020 humbëm për shkak të koronavirusit një nga artistet më të mira e më moderne të artit vizual. Jo vetëm një piktore që fliste me veprat e saj, por një artiste që në Bienalen e Ankarasë u duartrokit shumë.
Ishte viti 1988 kur ajo shëtiti me artin e saj jashtë kufijve, e duke çuditur shqiptarët e viteve të para të 90-s, me ciklin e nudove. Ndonëse artistja nuk fliste dot, ajo arrinte gjithnjë të joshte me performancat e saj sepse ekspozitat kurohesh gjithnjë me lëvizjet, instalacionet dhe interpretimin me gjuhën e trupit të artistes.
Këtë vit Shqipëria ka vendosur që të çojë në Bienalen e Venecias, pikërisht veprat e saj. Pak kohë para çeljes së pavijonit tonë në Venecia, miqtë, por njëkohësisht edhe njohësit më të mirë të artit vizual në vend janë bërë bashkë për të na rrëfyer të fshehtat e veprave të saj, lirinë dhe koncepte të veçanta që na rrëfente Lumturi Blloshmi përmes çdo performance të saj.
Veprat e Blloshmit në Venecia do t’i dërgojë kuratorja Adela Demtja që bëri bashkë në këtë takim studiuesit.
Demtja ka qëndruar pranë artistes vitet e fundit dhe është një njohës se e mirë e pasurisë që gjendet në studion e lënë nga Lumturi Blloshmi.