Gati një mijë pacientë vdesin çdo vit për shkak të bllokimeve në dhomat e shërbimit të urgjencës, tha të mërkurën shoqata holandeze e mjekëve të urgjencës (NVSHA).
Kryetari i NVSHA-së, David Baden, fajësoi mbingarkimin, mungesën e mjekëve dhe infermierëve specialistë.
Një studim në Mbretërinë e Bashkuar që përfshiu më shumë se pesë milionë pacientë mbi rrezikun e vdekjes, llogariti se një pacient shtesë vdiste për çdo 191 të cilëve iu desh të prisnin katër deri në gjashtë orë. Një pritje prej gjashtë deri në tetë orë çon në një vdekje shtesë për 82 pacientë.
NVSHA, tha se 940 vdekje të panevojshme ndodhin çdo vit pas pranimit në dhomën e urgjencës.
Baden, theksoi se nevojiten të paktën një mijë e 200 mjekë të rinj të shërbimit të urgjencës për të trajtuar problemin.
Ndërkohë, ligjvënësit do të diskutojnë në Kuvend për mungesën e stafit në shëndetësi më 6 korrik. /UBTNews/