UBT News

Gastronomët ultimatum Qeverisë: Nëse nuk i merrni parasysh kërkesat tona, do t’i rrisim kundërshtimet

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka reaguar pas propozimit të Qeverisë për masat e reja antiCOVID. ShGK-ja kundërshton fuqishëm këto masa, meqë konsiderojnë se në asnjë rast nuk u përmend nga Qeveria se për këtë mbyllje do të ketë mbështetje financiare ekonomike.

Gastronomët i kanë dhënë ultimatum Qeverisë shtatë ditët, dhe siç thonë ata, nëse brenda këtyre ditësh nuk merren parasysh këto kërkesa, do t’i rrisin kundërshtimet.

“Ne si Shoqatë e Gastronomëve të Kosovës, kërkojmë që URGJENTISHT Qeveria të dalë me qëndrim zyrtar lidhur me kërkesat kryesore të sektorit të gastronomisë, për krijimin e Pakos Ekonomike për Gastronomi, në vlerë së paku prej 10 milionë eurosh, detajet e së cilës janë:1. Subvencionimi i shpenzimeve operative deri në përfundimin e pandemisë (mbulimet e qirasë, pagat e punëtorëve);2. Shtyrje të afatit të kësteve të kredive, dhe kthimit të mbitërheqjeve deri në përfundimin e pandemisë;3. Pagesa direkte për bizneset e gastronomisë, sipas vlerësimit të situatës; 4. Lejimi i shërbimeve me porosi (delivery) pas orës 19:00, edhe në komunat me rrezikshmëri të lartë. Situata në sektorin e gastronomisë është jashtëzakonisht e rëndë. Andaj, nëse brenda afatit kohor prej shtatë (7) ditësh nuk merren parasysh kërkesat tona vitale, dhe nuk kemi asnjë konfirmim zyrtar për këtë çështje, ne do të rrisim kundërshtimet, veprimet, dhe reagimet tona!”, thuhet në reagimin e tyre./UBTNews

Exit mobile version