UBT News

Gastronomët u reagojnë partive politike: Turp të keni çfarë shembulli jeni duke dhënë

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka reaguar pas tubimeve të partive politike në kundërshim me masat antiCOVID.

Në reagim të ShGK-së thuhet se që nga data 13 mars e deri sot, institucionet publike të vendit janë angazhuar duke marrur vendime për të parandaluar përhapjen e pandemisë COVID-19, e që sipas ShGK-së, këto vendime përmbajnë jo vetëm kufizime të të drejtave themelore të njeriut, përkatësisht të lëvizjes së lirë, por shkaktojnë edhe kufizime sa i përket funksionimit të mirëfilltë të shumicës së sektorëve ekonomik, e sidomos gastronomisë.

“Për këto vendime, pothuajse i gjithë sektori privat, me dëshirë dhe pa dëshirë, të shtyer nga gjendja e rëndë e shëndetit publik, është pajtuar dhe zotuar që për të njëjtin qëllim, të heqë dorë jo vetëm nga përfitimet e tij, por edhe është dashur të investojë në respektimin e denjë të këtyre vendimeve”, thuhet në reagim.

Më tej në reagim thuhet se për fushata zgjedhore, vendimet mund të përshtaten e të dizajnohen sipas po këtij interesi.

“Ironia e gjithë kësaj situate të shkaktuar, shpaloset tash kur vjen në shprehje interesi i klasës tonë politike. Kjo klasë politike, tani na tregon që virusi mund të luftohet edhe ndryshe; me mbajtje të aktiviteteve publike, grumbullim deri në 30 persona në ambiente të mbyllura, 50 persona në ato të hapura (bile në disa raste shumë më shumë se kaq), dhe respektim aty këtu të mbajtjes së maskave dhe distancës. Mesa duket për fushata zgjedhore, vendimet mund të përshtaten e të dizajnohen sipas po këtij interesi!”, thuhet më tej në reagim.

ShGK-ja kërkon që të mos dënohen bizneset dhe gjobat që janë dhënë deri tani të falen./UBTNews

Që nga data 13 mars e deri sot, institucionet publike të vendit janë angazhuar duke marrur vendime për të parandaluar…

Posted by Shoqata e Gastronomëve të Kosovës on Monday, January 25, 2021

Exit mobile version