UBT News

Gastronomët kundër vendosjes së masave të reja, paralajmërojnë protesta

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka kundërshtuar vendosjen e masave të reja nga ana e Qeverisë së Kosovës. Përmes një reagimi, Shoqata e Gastronomëve thekson se në rast se në vendimet e ardhshme për mbyllje nuk do të përfshihen në një pako të veçantë, paralajmërojnë masa radikale – protesta.

“Ne si Shoqatë pas të gjitha diskutimeve me anëtarët e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, së bashku me biznese të ndryshme të cilat do të preken nga Vendimi i rradhës, njëzëri kemi rënë dakord, që në rast se vendimet e ardhshme për mbyllje nuk do të subvencionohen apo mbështeten me plane konkrete strategjike për mbulimin e dëmeve, dhe Pako për subvencionim të linjave të pagave të punëtorëve, subvencionim të shpenzimeve të qirasë, ndihmesë në pagesën e interesave të kredive, ndarjen e granteve që stimulojnë qarkullimin në Gastronomi, zotohemi që do të kundershtojmë çdo vendim për mbyllje të mëtutjeshme ose shkurtim orari, në çdo formë të mundshme, përfshire edhe ato radikale, mos mbylljen e lokaleve, apo edhe protesta”, thuhet në reagimin e Shoqatës së Gastronomëve.

Shoqata e Gastronomëve thekson se këto lloj mbylljesh pa asnjë mbështetje, siç po pretendon Qeveria e Kosovës, janë të papranueshme për këtë shoqate, së bashku me katërdhjetë mijë punëtorët e tyre e familjet e tyre.

“Mbesim të përkushtuar për të ofruar ndihmë të pakufizuar për përkrahjen dhe shpëtimin e gastronomisë, në tejkalimin e kësaj krize të manifestuar me pasoja sa më të vogla e tutje. Me shpresë se do të lejohemi të punojmë dhe në mirëkuptimin tuaj!Shëndet për gjithë popullin tonë”, thuhet më tej në reagim./UBTNews

Exit mobile version