Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka kërkuar zgjatjen e orarit të punës për bizneset. Sipas tyre, më e pakta që mund të bëhet për ta në këtë kohë krize është lejimi i punës me orar më të gjatë.
Përfaqësuesi i kësaj shoqate, Petrit Kllokoqi tha se kërkesa e tyre përkrahet edhe nga OEK, OEAK dhe AKB.
“Ne kërkojmë që orari i operimit të bizneseve të zgjatet. Ne rrethanat e tanishme më e pakta që mund të bëhet është zgjatja e orarit të operimit të bizneseve”, deklaroi Kllokoqi.
Ai tha se mbeten të përkushtuar që të japin alternativat për ruajtjen e shëndetit publik.