UBT News

Gastronomët kërkojnë që t’u zgjatet orari

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës përmes një reagimi për media i ka bërë thirrje Qeverisë që t’ua zgjasë orarin e funksionimit të bizneseve dhe unifikimit të tij për të gjitha komunat në mënyrë që të mundësohet operimi normal i bizneseve gjithmonë duke marrë parasysh rekomandimet e OBSH-së.

ShGK-ja thotë se për shkak të mospërkrahjes ekonomike nga Qeveria, dëmet janë përshkallëzuar edhe më shumë.

“Rrjedhimisht, ne konsiderojmë të domosdoshme zgjatjen e orarit të funksionimit të bizneseve dhe unifikimit të tij për të gjitha komunat në mënyrë që të mundësohet operimi normal i bizneseve gjithmonë duke marrë parasysh rekomandimet e OBSH-së. Respektivisht, sipas rezultateve të hulumtimit të SHGK-së, po të lejohej që bizneset të veprojnë në rrethana normale (pa kufizime kohore), 45% e bizneseve kanë raportuar që do t’iu duhet më shumë se një (1) vit për t’u rikuperuar. Ndërsa, 43% prej tyre janë shprehur se do t’iu duhet 3-12 muaj që të kthehen në gjendje normale të funksionimit. Për këto arsye, zgjatja e orarit pashmangshmërisht duhet të ndodhë!”, thuhet në njoftimin e ShGK-së./UBTNews

Exit mobile version