UBT News

Gastronomët kërkojnë pako të veçantë ekonomike

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës po kërkon pako të veçantë ekonomike nga Qeveria e Kosovës. Në një konferencë për media, kryetari i kësaj shoqate, Petrit Kllokoqi deklaroi se po aq sa ka vdekje nga COVID-i, ka edhe vdekje ekonomike.

Kllokoqi paralajmëroi se nëse nuk ndihmohen nga Qeveria e Kosovës, do të ndërmarrin disa aksione.

“Kërkesat tona janë të thjeshta: subvencionimi i pagave, mbulimi i qerave, heqja e gastronomisë nga risku bankor, edhe shumë pika tjera do t’i diskutojmë. Nëse nuk përkrahemi me ndonjë pako, sektori i gastronomisë, aksionet nuk do t’i ndalim dhe ne paralajmërojmë masa tjera sepse jemi dëmtuar shumë dhe stafin tonë që kemi me largua nga puna do t’ia dërgojmë Ministrisë së Financave”, deklaroi ai.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi theksoi se gastronomia është sektori më i goditur nga pandemia, dhe se shumë biznese rrezikohen me mbyllje.

“Kërkojmë një pako të vecantë për sektorin e gastronomisë, të përkrahen sic janë perkrahur në fillim. Qeveria të marrë vendim për të ndarë një shumë të mjeteve për sektorët që janë prekur drejtpërdrejt nga vendimet kufizuese”, deklaroi Rukiqi./UBTNews

Exit mobile version