UBT News

Gastronomët e shpallin Qeverinë ‘NON GRATA’, reagon Tahiri

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës e ka shpallur Qeverinë e Kosovës ‘NON GRATA’ pas propozimit për masat e reja kufizuese.

“S’ka konsideratë për neve, s’ka kafe për juve. Shoqata e Gastronomëve në emër të gjithë anëtarëve shpall Qeverinë e Kosovës NON GRATA (të padëshirueshëm). Nuk do t’ju shërbejmë në kafe, bare dhe restorante.Vendimi hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në reagimin e ShGK-së.

Gastronomëve u është kundërpërgjigjur zëvendëskryeministri i parë, Besnik Tahiri, i cili i ka ftuar ata nesër në zyrën e tij, në orën 12:00.

“Meqë nuk e paskeni kuptuar saktë vendimin e Qeverisë që në një situatë tmerrësisht të rëndë u ka lënë hapësirë që të punoni, minimalisht 14 orë në ditë, edhe pse ka pasur ide që të mbyllej gjithçka, dhe meqenëse ju nuk po qitni kafe, atêherë ju thërras unë të gjithë juve nesër në ora 12 për kafe, në zyrën time, në Qeveri. Aty do të sqaroheni edhe më shumë! Mirë se vini!”, thuhet në reagimin e Tahirit./UBTNews

Exit mobile version